Kosova

Policia ndalon dy persona në Kaçanik, sekuestron 40 kg duhan të dyshuar kontrabandë

Njësitet policore në Kaçanik kanë ndaluar gjatë patrullimit rutinë një veturë me dy persona, të dyshuar si kosovarë, që po qarkullonin në mënyrë të dyshimtë.

Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët kanë zbuluar rreth 40 kilogramë duhan, i cili dyshohet se ishte i kontrabanduar, pasi nuk shoqërohej me dokumente ligjore.

Pas verifikimeve fillestare, policia ka arrestuar të dyshuarit dhe ka sekuestruar duhanin. Në konsultim me prokurorin kompetent, personat janë liruar pas intervistimit, ndërsa vetura u është kthyer.

Duhani i konfiskuar është dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore dhe hetimore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button