Kosova
Policia gjen tri plantacione me kanabis në Zhiti të Podujevës

Policia e Kosovës ka zbuluar tri plantacione me gjithsej 525 bimë kanabis në fshatin Zhiti të Podujevës.
Sipas njoftimit zyrtar, bimët narkotike dhe mjetet e punës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes, pas marrjes së mostrave me vendim të prokurorit.
“Raportohet se në pyllin e fshatit janë gjetur tri plantacione të mbjella 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa. Pas marrjes së mostrave me vendim të prokurorit bimët dhe mjetet e punës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.



