Lajme

Policia e Tiranës finalizon operacionin “Quick Response”, arrestohet 40-vjeçari për vjedhje dhe tentativë vjedhje dyqanes

Policia e kryeqytetit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Quick Response”, duke arrestuar një 40-vjeçar të dyshuar për autorësinë e gjashtë rasteve të vjedhjeve dhe tentativave për vjedhje të dyqaneve. Ngjarjet e raportuara janë regjistruar gjatë muajve prill dhe maj.

I arrestuari, shtetasi A. D., banues në Ksamil, rezulton me precedent të mëparshëm penal për veprimtari të ngjashme kriminale. Ai është kapur pas një pune hetimore intensive nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku u morën në shqyrtim pamjet nga kamerat e sigurisë, të cilat ndihmuan në identifikimin e tij.

Sipas hetimeve, 40-vjeçari dyshohet të ketë vjedhur shuma parash dhe sende të tjera në pesë dyqane, si dhe ka tentuar të kryejë një vjedhje në një rast tjetër. Hetimet vijojnë për të dokumentuar dhe zbardhur edhe raste të tjera të mundshme të ngjashme, që dyshohet se mund të jenë kryer nga i njëjti autor.

Policia po intensifikon veprimet për të siguruar provat e nevojshme dhe për të zbardhur plotësisht veprimtarinë kriminale të të arrestuarit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button