Kosova

Policia e Prishtinës nis fushatë kundër vjedhjeve në lagjet e kryeqytetit

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka nisur një fushatë vetëdijësuese në lagjet e Prishtinës, me synim parandalimin e rasteve të vjedhjeve dhe rritjen e sigurisë në komunitet.

Si pjesë e kësaj nisme, zyrtarët policorë po shpërndajnë fletushka informuese me temën “10 Këshilla të dobishme – Mbrojtje nga vjedhjet”, ku qytetarët këshillohen se si të mbrojnë veten dhe pronën e tyre nga keqbërësit.

Përveç materialeve informuese, policët po zhvillojnë edhe biseda të drejtpërdrejta me banorët, duke ofruar udhëzime praktike për parandalimin e vjedhjeve dhe duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë, të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë dhe të ndjekin këshillat për siguri më të madhe në lagjet e tyre.

Fushata do të shtrihet në disa zona të kryeqytetit gjatë ditëve në vijim, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimin efektiv të veprave penale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button