Policia e Kuçovës zbardh rastin e kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet një person dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

Një operacion i policisë së Kuçovës ka zbardhur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, që ka ndodhur në vitin 2021. Në kuadër të hetimeve të zhvilluara, është arrestuar një person dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë, të dyshuar si autorë të kultivimit të kanabisit në fshatin Mendrak të Kuçovës.
Si rezultat i operacionit “Kultivimi”, është arrestuar Sh. H., 28 vjeç, banues në fshatin Mendrak. Po ashtu, janë shpallur në kërkim B. Ll., 23 vjeç, banues në Lezhë dhe E. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike, që u asgjësuan nga policia në vitin 2021.
Gjatë kontrollimeve të mëtejshme në kuadër të këtij operacioni, policia ka proceduar penalisht edhe 4 shtetas të tjerë. Në banesat e tyre janë gjetur armë gjahu, armë sportive, fishekë dhe një shumë e konsiderueshme parash, 16.980 paund britanik, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i kundërligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Ndër personat e proceduar janë:
E. G., 29 vjeç, banues në Mendrak, i dënuar më parë nga autoritetet britanike për kultivim të bimëve narkotike, pas gjetjes së 16.980 paundëve në banesën e tij.
V. H., 51 vjeçe, banues në Mendrak, pasi u gjet një armë gjahu dhe fishekë të armës gjahu.
R. G., 54 vjeç, banues në Mendrak, pasi iu gjet një armë sportive dhe disa fishekë luftarak.
V. (Q). K., banues në fshatin Magjat, pasi iu gjetën fishekë arme gjahu.
Policia e Kuçovës vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe për ndjekjen e autorëve të shpallur në kërkim.