Lajme

Policia e Krujës parandalon kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Krastës, arrestohet një person

Policia e Krujës ka parandaluar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në një zonë të mbrojtur, në fshatin Krastë. Gjatë aksionit të koduar “Krasta”, janë sekuestruar fidanë të mbjellë me bimë narkotike cannabis sativa.

Në kuadër të operacionit, është arrestuar Shkëlzen Allushi, 22 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij, M. B., 18 vjeç. Dyshimet janë se ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar bimë narkotike në një hapësirë të pyllëzuar në Krastë.

Po ashtu, në vijim të veprimeve, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti i 22-vjeçarit, të cilin e përdorte për të transportuar fidanët narkotikë. Materialet e këtij rasti iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button