Kosova

Policia e Kosovës zhvillon aksion në 21 parkingje në Prizren, evidentohen shkelje të shumta fiskale

Më 8 gusht 2025, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Administratën Tatimore dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, zhvilloi një aksion inspektimi në 21 parkingje të qytetit të Prizrenit. Ky aksion u koordinua me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe kishte si qëllim parandalimin dhe hetimin e veprës penale “Shmangie nga tatimi”.

Gjatë kontrolleve të kryera u evidentuan disa shkelje të rëndësishme, përfshirë:

  • Në të gjitha parkingjet e kontrolluara nuk lëshoheshin kupona fiskale.
  • U identifikuan 9 punëtorë të paregjistruar.
  • Pesë parkingje operonin pa arka fiskale.
  • Dy biznese rezultuan të paregjistruara.
  • Dy biznese punonin pa kontrata qiraje.

Administrata Tatimore e Kosovës ka paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve procedurale sipas kompetencës së saj, ndërsa Policia e Kosovës do të vazhdojë procedurat ligjore për rastet e “Shmangies nga tatimi”.

Policia ka theksuar se do të vazhdojë luftën kundër krimeve ekonomike dhe ka bërë apel për qytetarët që të respektojnë ligjet, duke kontribuar kështu në krijimin e një ambienti të drejtë dhe të ligjshëm.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button