Kosova

Policia arreston dy persona dhe sekuestron armë e municion

Policia ka ndaluar një veturë me targa vendore tek rrethi i autostradës Prishtinë-Gjilan.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me 119 fishekë, për të cilat të njëjtit posedonin leje, por sipas policisë, nuk u janë përmbajtur rregullave

“Njësiti policor në një pikë kontrolli ka ndaluar veturën me targa vendore në të cilën ndodheshin dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (drejtuesi dhe pasagjeri)”.

“Gjatë kontrollit të të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me 119 fishekë, për të cilat të njëjtit posedonin leje, por nuk u janë përmbajtur rregullave. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button