Plagosje me thikë në Sheqeras, 14-vjeçari sulmon bashkëmoshatarin pas konflikteve të përsëritura

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar ka plagosur me thikë një adoleshent tjetër, 15 vjeç, pas një konflikti të përsëritur mes tyre.
Sipas burimeve nga policia, dy të miturit janë përfshirë në një përplasje fizike për motive të dobëta, teksa nuk ka qenë hera e parë që konfliktet mes tyre eskalonin. Ngjarja ka ndodhur në një rrugicë në hyrje të fshatit, ku 14-vjeçari e ka goditur me thikë bashkëmoshatarin në pjesën e barkut dhe shpatullës.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes është ndaluar nga policia dhe në deklarimet e para ka pohuar se kishte qenë vazhdimisht i ngacmuar me fjalë nga viktima, çka sipas tij ka qenë edhe shkaku i sherrit të sotëm.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.