Lajme

Pezullohet numërimi i votave në burgun e Durrësit, dy fletë më shumë në kuti – pritet vendimi i KQZ-së

Numërimi i votave për kutinë e votimit në burgun e Durrësit është pezulluar, pasi janë konstatuar dy fletë votimi më shumë sesa numri i votuesve. Kjo situatë ka ngritur dyshime mbi integritetin e procesit dhe ka sjellë mosmarrëveshje mes komisionerëve.

Në këtë qendër votimi kanë ushtruar të drejtën e votës figura të njohura të arrestuara për çështje korrupsioni dhe abuzimi me detyrën, si ish-kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ish-ministrat Lefter Koka dhe Ilir Beqaj, si dhe Alqi Bllako e Jurgis Çyrbja.

Për shkak të parregullsisë, rezultati i kësaj kutie nuk është marrë në konsideratë nga komisioni i numërimit të votave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të dalë me një vendim përfundimtar mbi vlefshmërinë e votave në këtë qendër votimi.

Ky incident ngre pikëpyetje mbi sigurinë dhe transparencën e procesit zgjedhor në institucione të mbyllura si burgjet.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button