Kosova

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë 06.05.2026 – 22:45. Lidhur me rastin, është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe e ka goditur veturën e viktimës femër kosovare me veturën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti nën hetime.

DHUNË NË FAMILJE /LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Viti / 06.05.2026 – 14:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi dyshohet se janë përleshur ndërmjet vete. Gjatë incidentit njëri prej tyre po ashtu ka sulmuar edhe viktimën tjetër mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 06.05.2026 – 21:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar dy viktimat (një femër dhe një mashkull kosovar), lidhur me rastin viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar dërgohet në ndalim për 48 orë.

Malishevë / 06.05.2026 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë / 06.05.2026 – 21:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare e cila është arrestuar dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button