
Autoritetet kosovare kanë ndaluar pesë persona, katër meshkuj dhe një femër, pasi dyshohet se kishin kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë në mënyrë të paligjshme me veturë.
Ata janë intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, janë liruar. Rasti do të ndiqet më tej në procedurë të rregullt.
Policia njofton se “janë shoqëruar në stacion katër meshkuj dhe një femër kosovarë, të cilët dyshohet se kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”.