Përplasjet mes Albës dhe Limit: Nga deklaratat e forta në prime, te rrobat jashtë dritares

Marrëdhënia mes Albës dhe Limit në reality show ka marrë një kthesë të papritur, duke u bërë një nga temat më të përfolura të shtëpisë. Teksa në fillim ata shfaqeshin si një çift i afërt dhe i harmonizuar, tensionet e fundit kanë zbuluar mospërputhje të thella mes tyre.
Gjatë prime-it të fundit, Limi u shpreh hapur se raporti me Albën nuk po funksionon siç kishte shpresuar. “Gjatë këtij rrugëtimi 10-ditor jam munduar t’i tregoj pak a shumë Albës kush jam dhe kam parë që mendimet tona nuk përputhen. As stili i jetës, as veshja, as qëllimet që duam të arrijmë në jetë,” tha ai, duke shtuar se përplasjet në realitetin e përditshëm kanë nxjerrë në pah diferenca të mëdha mes tyre.
Deklarata nuk është pritur mirë nga Alba, e cila i kërkoi Lim-it të jetë i sinqertë me ndjenjat dhe qëndrimet e tij. “Ti vetë më propozove, më ke thënë pëlqej karakterin tënd, pëlqej mendjen tënde, pëlqej zemrën tënde. Ku ikën fjalët tani? Të lutem shumë djalë i dashur, bëhu i qartë,” u shpreh ajo me nervozizëm.
Tensioni kulmoi pas përfundimit të spektaklit, kur Alba e irrituar prishi krevatin që kishte rregulluar vetë për Limin dhe hodhi rrobat e tij nga dritarja, në një veprim që tronditi edhe banorët e tjerë.
A është ky fundi i marrëdhënies së tyre apo thjesht një krizë momentale? Publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të reja.