Lajme

Përplasje në Theth, përfshihen përfaqësues të opozitës – Tension me drejtorin e Policisë

Situata në Theth vijon të përshkallëzohet, ndërsa përplasjet kanë përfshirë edhe përfaqësues të opozitës. Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Shkodër, Luçiano Boçi, dhe deputeti Bardh Spahia, janë konfliktuar verbalisht me drejtorin e ri të Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi.

Sipas pretendimeve të opozitarëve, Berberi ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese gjatë debatit. “Na është drejtuar me fjalët: ‘Ju tërheq edhe ju zvarrë’”, ka deklaruar Boçi për mediat, duke e cilësuar sjelljen e kreut të policisë si të papranueshme dhe provokative.

Tensionet në Theth kanë nisur prej disa ditësh, si pasojë e operacionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur, ndërsa përplasjet mes forcave të rendit dhe banorëve kanë sjellë reagime të forta politike.

Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të ndjekë nga afër situatën dhe do të kërkojë llogari institucionale për sjelljen e zyrtarëve të shtetit në terren.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button