
Një incident i rëndë është shënuar në Bulqizë, ku përfaqësues të Partisë Demokratike janë dhunuar nga mbështetës të Partisë Socialiste. Sipas burimeve, Jeton Dani, babai i kandidatit të PS Murat Dani, së bashku me disa mbështetës të tij, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj kryetarit të Forumit Rinor të PD në Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur në një moment tensioni, ndërsa për të ndërhyrë dhe për të ndalur përshkallëzimin e konfliktit, ka ndërhyrë kryetari i degës së PD në Bulqizë, avokati Shaqir Manjani. Sipas të njëjtave burime, Manjani është goditur pas shpine nga të njëjtët persona, teksa përpiqej të qetësonte situatën.