Lajme

Përplasje mes vëzhguesve dhe numëruesve të PS në njësinë nr. 4 – Tensione për kandidatët preferencialë

Një përplasje e brendshme ka shpërthyer mes vëzhguesve dhe numëruesve të Partisë Socialiste në njësinë nr. 4, teksa procesi i numërimit të votave po shoqërohet me tensione dhe akuza të ndërsjella. Burime pranë qendrës së numërimit bëjnë me dije se konflikti ka lindur për kandidatët preferencialë, duke zbuluar përçarje mes përfaqësuesve të së njëjtës forcë politike.

Sipas informacioneve, një vëzhgues i PS-së ka ngritur shqetësime mbi mënyrën e punës së një numëruesi socialist, duke pretenduar se ai nuk po respekton rregullat teknike të procesit. “Nuk e shoqëron emrin me gisht,” është shprehur ai, duke aluduar për mungesë transparence dhe mosrespektim të standardeve gjatë numërimit.

Përplasja verbale ka sjellë tension në ambientin ku po zhvillohet numërimi, por deri më tani nuk raportohet për ndërprerje të procesit. Megjithatë, incidenti ngre pikëpyetje mbi nivelin e kontrollit dhe unitetit brenda strukturave të Partisë Socialiste në këtë zonë. Autoritetet zgjedhore nuk kanë dalë ende me një reagim zyrtar mbi këtë ngjarje.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button