KryesoreSport

Përplasje masive në garën me motorë, vdesin dy pilotë

Tragjedi në botën e motorëve. Anglezi Owen Jenner (21) dhe Shane Richardson (29) nga Zelanda e Re vdiqën në një aksident ku u përfshinë 11 pilotë, në një rënie të keqe në kthesën e parë gjatë kampionatit britanik Superbike, në cirkuitin Oulton Park.

Grupi mbërriti kompakt në kthesën 1, kur ndodhën një sërë përplasjesh të cilat shkaktuan disa aksidente dhe ndërprerjen e menjëhershme para se të anulohej gara. Të gjitha ngjarjet e tjera të planifikuara u anuluan më pas.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button