Përleshje mes lojtarëve dhe tifozëve në ndeshjen hapëse të Championship-it

Ndeshja e parë e sezonit të ri të Championship-it anglez është lënë në hije nga një përleshje e ashpër mes lojtarëve dhe tifozëve.
Birminghami, i rikthyer në këtë kategori, priti Ipswich Townin, që sezonin e kaluar ra nga Premier League. Te skuadra mysafire aktivizohet edhe portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, i cili pritet të largohet këtë verë dhe nuk ishte pjesë e formacionit.
Takimi u mbyll 1:1, me Ipswichin që barazoi nga penalltia në minutën e pestë të kohës shtesë. Autori i golit festoi pranë tribunës së tifozëve vendas, duke vendosur dorën te veshi dhe duke u thënë “këtë e bëj unë”, gjë që ndezi tensionet.
Christoph Klarer i Birminghamit reagoi menjëherë duke iu afruar me nervozizëm, çka shkaktoi një tollovi ku u përfshinë lojtarët e të dy ekipeve. Situata u përkeqësua kur disa tifozë zbritën nga tribuna dhe goditën lojtarin e Ipswichit, Jack Taylor.
Mediat angleze raportojnë se tifozët e përfshirë rrezikojnë të përjashtohen përjetë nga hyrja në stadium.