Lajme
Përfundon numërimi në Qarkun Berat: PS merr 5 mandate, PD-ASHM 2

Ka përfunduar numërimi i 275 kutive të votimit në Qarkun e Beratit, ku Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka dalë forcë e parë me 36.863 vota, që përbëjnë 57.64% të totalit.
Në vend të dytë është renditur koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar 19.486 vota ose 30.47%.
Sipas ndarjes së mandateve, PS arrin të sigurojë 5 deputetë në këtë qark, ndërsa PD-ASHM përfaqësohet me 2 mandate në Kuvend.