Kosova
Përfaqësues të OVL-UÇK-së takohen me Ambasadën e Turqisë në Kosovë, kërkojnë drejtësi në proceset e Gjykatës Speciale

Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) u pritën sot në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Kosovë, ku diskutuan për shqetësimet e tyre lidhur me proceset që po zhvillohen në Gjykatën Speciale.
Në takim, OVL-UÇK shprehu falënderimet për ambasadorin Sabri Tunç Angili dhe shtetin turk për gatishmërinë për të dëgjuar zërin e tyre dhe për mbështetjen në kërkesën për drejtësi dhe transparencë gjatë këtij procesi.
Organizata theksoi rëndësinë e miqësisë së thellë historike mes popullit të Kosovës dhe Turqisë dhe shprehu shpresën për forcimin e bashkëpunimit të dy vendeve në të ardhmen.