Lajme

Përballje në diasporë: Berisha mbush sallën, Rama merr votat

Një përplasje e pazakontë politike ndodhi fundjavën e kaluar në Itali, ku kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha zhvilluan në të njëjtën ditë dhe orë takime me diasporën shqiptare — njëri në Milano, tjetri në Brescia.

Takimi i organizuar nga kryeministri Rama në Milano u mbajt në një sallë me rreth 600 vende. Në të njëjtën kohë, në Brescia, Sali Berisha u prit nga 1900 emigrantë shqiptarë në një amfiteatër të mbushur plot. Milano, megjithëse me një komunitet shumë më të madh shqiptarësh se Brescia, rezultoi me pjesëmarrje më të vogël në takimin e kryeministrit.

Mediat pranë qeverisë e cilësuan si një “garë të vërtetë Rama-Berisha në diasporë”, por në terren duket se Berisha siguroi mbështetje më të dukshme.

Megjithatë, në zgjedhje, socialistët dolën më mirë. Burime të brendshme përmendin rolin e Taulant Ballës dhe ndikimin e administratës shtetërore, të cilët, sipas raportimeve, ushtruan presion mbi votuesit në diasporë, duke përdorur edhe video kërcënuese për të ndikuar mbi pesë vota për person.

Një detaj interesant vjen nga kthimi me avion. Agron Shehaj, drejtues i një partie të vogël dhe figurë e njohur në opozitë, ishte i ulur pranë njërit prej bashkudhëtarëve. I pyetur nëse do të siguronte mandatin në zgjedhjet e ardhshme, Shehaj u shpreh: “Po nuk mora 7 deputetë për të formuar grup parlamentar, largohem nga politika.” Gjatë fluturimit një orë e 35 minuta, ai vizitoi tualetin plot shtatë herë — një fakt që solli edhe një koment ironik:
“Ti mund të dhjesësh 7 herë për 90 minuta, por 7 mandate nuk i merr dot, as me call center-at e Olsit.”

Në fakt, sipas burimeve nga tregu i punës në Tiranë, Agron Shehaj dhe Olsi Rama janë të vetmit që zotërojnë rrjete të mëdha call center-ash, një industri që ka krijuar ndikim edhe në zgjedhje dhe opinion publik.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button