Lajme

Për herë të parë në 35 vjet, PS fiton në Paskuqan – Përmbysje dramatike me vetëm 45 vota diferencë

Edhe pse Partia Demokratike është duke ruajtur epërsinë në Kamëz, një përmbysje historike ka ndodhur në njësinë administrative të Paskuqanit, ku Partia Socialiste ka dalë fituese për herë të parë në 35 vite. Pas një numërimi të ngushtë dhe me shumë emocione, rezultati final tregoi një diferencë minimale prej vetëm 45 votash mes dy partive kryesore.

Sipas të dhënave zyrtare, Partia Socialiste mori 7 091 vota, ose 42.43%, ndërsa Partia Demokratike u rendit menjëherë pas me 7 046 vota, ose 42.16%. Përmbysja erdhi në kutitë e fundit të numërimit, duke e kthyer zonën në një bastion surprizë për socialistët.

Ndërkohë, forca e tretë në këtë njësi rezultoi Partia Social-Demokrate e Tom Doshit me 759 vota (4.54%), e ndjekur nga Partia “Mundësia” e Agron Shehajt me 572 vota (3.42%).

Rezultati përfundimtar në Paskuqan:

Partia Socialiste (PS) – 42.43 % – 7 091 vota

Partia Demokratike (PD) – 42.16 % – 7 046 vota

Partia Social-Demokrate (PSD) – 4.54 % – 759 vota

Partia Mundësia – 3.42 % – 572 vota

Koalicioni Euroatlantik – 3.00 % – 502 vota

Nisma Shqipëria Bëhet – 2.30 % – 384 vota

Lëvizja Bashkë – 1.50 % – 250 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re – 0.25 % – 42 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 0.17 % – 29 vota

Lëvizja Atdheu – 0.13 % – 22 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 0.10 % – 16 vota

Ky rezultat i ngushtë në Paskuqan sinjalizon një terren gjithnjë e më të lëkundur politik, ku edhe zonat tradicionalisht të djathta mund të përjetojnë surpriza të tilla elektorale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button