Sport

Penya Kosovar e Barcelonës shkëlqen në MICFootball, arrin çerekfinalen

Penya Kosovar Del Futbol Club Barcelona ka shënuar një paraqitje shumë të mirë në turneun ndërkombëtar MICFootball, duke arritur deri në fazën çerekfinale dhe duke u renditur ndër shtatë ekipet më efikase të garës, e njohur si “Kupa e Botës” për grupmoshat e reja.

Skuadra kosovare u dallua edhe individualisht, ku dy futbollistë të rinj, Ari Neziraj dhe Mal Bytyçi, u renditën në mesin e golashënuesve më të mirë të turneut, duke konfirmuar potencialin e madh të talenteve të reja nga Kosova.

Ky sukses vjen si rezultat i bashkëpunimit të gjerë me akademi dhe klube vendore, përfshirë Shkollën e Futbollit FC Prishtina, SHF 2 Korriku, KF Ramiz Sadiku, Shkollën e Futbollit Ballkani, FC Lipjani 01 dhe Shkollën e Futbollit Suhareka.

Mbështetje e rëndësishme për ekipin kanë dhënë edhe prindërit e futbollistëve, si dhe donatorë nga sektori privat, mes tyre Ujë Rugovë, SixT, DENT Fix, Plus Market dhe HIB Petrol, si dhe individë që kanë kontribuar në këtë rrugëtim.

Paraqitja në MICFootball konsiderohet një tjetër hap i rëndësishëm për promovimin e futbollit të të rinjve nga Kosova në arenën ndërkombëtare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button