
Presidentja Vjosa Osmani, në adresimin e saj me rastin e përmbylljes së mandatit pesëvjeçar, tha se për të Kosova nuk është instrument por, amanet.
Në fjalimin pas dorëzimit të detyrës tek kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, Osmani theksoi se sfidat më të mëdha shpesh nuk vijnë nga jashtë
“Në këtë rrugëtim, kam mësuar edhe një të vërtetë tjetër: se ndonjëherë, sfidat më të mëdha nuk vijnë nga jashtë. Vijnë atëherë kur qëndrueshmëria ndaj parimeve fillon të shihet si pengesë e jo si vlerë si dhe kur besnikëria ndaj shtetit nuk përputhet me interesat ditore”.
“Dhe pikërisht në ato momente, një udhëheqës duhet të zgjedhë: komoditetin apo integritetin. Unë besoj fort që kam zgjedhur integritetin. Sepse për mua, Republika nuk është instrument. Është amanet. Është amanet, deklaroi Osmani
Ajo mes tjerash tha se Kosova është e pathyeshme dhe sipas saj nuk dorëzohet kurrë.



