Kosova
Pemë bie mbi vetura pranë objektit të RTK-së, bllokohet rruga

Një incident ka ndodhur sot paradite në afërsi të objektit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ku një pemë është rrëzuar papritur duke rënë mbi disa automjete të parkuara.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë pemën e rrëzuar që ka bllokuar tërësisht rrugën, ndërsa disa vetura kanë mbetur të bllokuara nën të.
Në vend kanë dalë qytetarë të shumtë që po e shikojnë nga afër situatën, teksa qarkullimi është penguar plotësisht në atë pjesë.
Shkaqet e rrëzimit të pemës ende nuk dihen, por deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Po ashtu, mbetet e paqartë niveli i dëmeve materiale të shkaktuara.