Peja dhe Sigal Prishtina në garë ndërkombëtare: Shorti i ENBL-së shpall kundërshtarët

Dy skuadrat më me traditë të basketbollit kosovar, KB Peja dhe KB Sigal Prishtina, do të përfaqësojnë Kosovën në edicionin e pestë të Ligës Evropiane të Basketbollit Verior (ENBL).
Në këtë edicion marrin pjesë gjithsej 27 skuadra evropiane, ndërsa vetëm 16 më të mirat do të kalojnë në fazën e eliminimit direkt. Për Pejën kjo do të jetë debutimi në këtë kompeticion, ndërsa për Prishtinën pjesëmarrja e dytë.
Sipas shortit të hedhur sot, të dy skuadrat kosovare do të zhvillojnë nga tetë ndeshje në fazën e grupeve – katër në shtëpi dhe katër në transfertë.
Kundërshtarët e KB Pejës:
- Riga Zeli (Letoni)
- BC Iraklis (Greqi)
- Newcastle Eagles (Britani e Madhe)
- BC Spartak Sleven (Bullgari)
- BK Olomoucko (Çeki)
- Dziki Warszawa (Poloni)
- KK Dubrava (Kroaci)
- Një skuadër që do të përcaktohet nga ENBL
Kundërshtarët e KB Sigal Prishtinës:
- BK Opava (Çeki)
- Gimle Basket (Norvegji)
- Brussels Basketball (Belgjikë)
- Slovan Bratislava (Sllovaki)
- Tindastoll Saudarkrokur (Islandë)
- Keila Coolbet (Estoni)
- Manchester Basketball (Britani e Madhe)
- Një skuadër kroate
Faza e grupeve të ENBL-së do të nisë më 23 shtator 2025 dhe do të zgjasë deri në prill 2026.
Kjo pjesëmarrje shihet si një mundësi e madhe për basketbollin kosovar që të prezantohet denjësisht në skenën ndërkombëtare dhe të përforcojë traditën e tij në arenën evropiane.