
Pasi KAS vendosi me shumicë votash pranimin e ankesës së PS dhe shpalljen të pavlefshëm të vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që diferencoi votat nga Greqia, ka ardhur një reagim nga përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu.
Në një prononcim për media, ai tha se PD kërkon që të mos numërohet asnjë zarf që ka ardhur nga Greqia deri në momentin që do provohet që ato zarfe janë marr nga zgjedhësit në Greqi.
‘Ky është manipulim që i është bërë votuesve shqiptar që jetojnë në Greqi ku është shkelur masivisht protokolli i sigurisë, pasi ai parashikonte që kur një zarf arrin njoftohet zgjedhësi që të marr zarfin ose t’ja dërgojë në shtëpi atij dhe kjo nuk ka ndodhru dhe parashikohej që ta merrte personalisht zarfin dhe nënshkrrin dhe kjo nuk ka ndodhur. Njerëzit kanë marr me qindra zarfe dhe i dorëzonte. Ne i kemi kërkuar KQZ që të na vërë në dispozicion nënshkrimet e zarfeve që kanë ardhur nga Greqia. Dhe nëse kjo nuk provohet këto materiale nuk mund ti nënshtrohen votimit.
Zgjedhësi që merr në dorëzim zarfin duhet që të nënshkruaj dhe nënshkrimi është i njëtë me atë të kartës së ID. Në këtë fazë këtë verfikim e bënë komisioni qëndror i zgjedhjeve. Ne nuk kemi kërkuar që të përjashtohen këto fletë votimi që kanë ardhur nga greqia, por të veçohen për momentin zarfet që kanë ardhur nga Greqia dhe të vijoj numërimi për shtete të tjera dhe kur të vijë dokumentacioni të shohim se si do të procedohet me votat që vijnë nga Greqia. Ne nuk duam që ta bllokojmë numërimin, por kërkojmë që votat e diasporës nga vende të tjera të numërohen, por votat e Greqisë duhet të veçohen dhe të sigurohemi se janë shprehje e vullnetit shqiptar dhe pasi të vërtetohet do ti nënshtrohen numërirmit’, tha ai.