KryesoreLajme

PD kryeson bindshëm në Kukës – avantazh i dukshëm ndaj PS dhe PSD pas numërimit të 62 kutive

Ka nisur prej orësh procesi i numërimit të votave në Kukës, një nga qarqet më të rëndësishme në veri të vendit, ku deri më tani rezultati është mjaft pozitiv për Partinë Demokratike.

Nga 139 kuti gjithsej, janë numëruar deri tani 62, dhe PD ka siguruar një epërsi të qartë me 8132 vota.
Në vend të dytë renditet Partia Socialiste me 4704 vota, ndërsa pas saj vjen Partia Socialdemokrate (PSD) me 2204 vota.

Ritmi i numërimit po vijon me intensitet, ndërsa shifrat tregojnë për një mbështetje të fortë për PD-në në këtë qark tradicionalisht demokrat.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button