KryesoreLajme
Kryesore

PD feston postimin e gazetarit amerikan, por ‘non grata’ mbetet – Berisha e quan vendim, Rama: Tallje e bufit

Berisha, që ka firmosur një kontratë 6 milionë dollarëshe për lobim në SHBA, u kënaq me një postim në X të një gazetari amerikan që shkroi se në DASH i kanë thënë se Berisha mund të udhëtojë me leje të veçanta. Duke konfirmuar kështu se non grata mbetet në fuqi.
Në një deklaratë zyrtare Partia Demokratike e cilësoi kthim të legalitetit, një të drejtë të rivendosur dhe për këtë ka falënderuar administratën Trump për qëndrimin sipas tyre të drejtë dhe parimor.

PD nuk përmend në asnjë rresht termin ‘non grata’ të vendosur me vendim të Sekretarit të Shtetit, duke konfirmuar në të vërtetë se vendimi i Blinken mbetet në fuqi, por ai mund të marrë lejë për të udhëtuar në SHBA.

Pikërisht kështu shkruhet postimin e gazetarit Caputo kur citon përgjigjen që sipas tij i kanë dhënë nga DASH: “Ne rregullisht japim përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare”
Pra, kontrata 6 milionë dollarëshe e Berishës me Continental Strategy rezultoi në një postim të tillë dhe PD u kënaq me kaq. Një tentativë për të shitur një realitet të gënjeshtërt, që e bën edhe më qesharake ‘luftën’ e Berishës për të zhbërë një damkë matanë oqeanit, si qëllim të vetëm të tij.

Mjafton një kërkim i thjeshtë në Facebook dhe kupton qartë se SHBA-të kanë dhënë shpesh viza hyrjeje edhe për politikanë të tjerë të shpallur persona non grata, për të marrë pjesë, për shembull, në mbledhjet e Këshillit të Kombeve të Bashkuara. Vendimmarrje kryesisht për diktatorë nga e gjithë bota, të cilët gjithsesi kanë mbetur persona non grata për Uashingtonin.

Pra, postimi i gazetarit amerikan edhe pse qëllimin e kishte të ndryshëm, në thelb konfirmoi edhe një herë se Sali Berisha nuk mund të shkojë në SHBA si qytetar ui lirë, por me leje të posaçme pasi mbetet non grata.

Tentativën e Berishës për ta shitur këtë postim si heqje të ‘Non grata’ e komentoi me ironi edhe kryesocialisti Rama Rama.

“Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…”.

Ndërsa Berisha nuk u mjaftua me deklaratën e Partisë Demokratike, por doli në një konferencë për shtyp dhe e quajti vendim të DASH postimin e gazetarit, por sërish pa e thënë se “non grata” të ishte hequr.

“Falënderoj administratën amerikane, sekretarin Rubio, DASH, presidentin Trump për këtë vendim ndaj të majtës ekstreme dhe përfaqësimit të saj kudo në botë”

Ish Kryeministri mbetet një person “non grata” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që prej majit 2021 tashmë, po ashtu si në Mbretërinë e Bashkuar ku u shpall i padëshiruar në korrik 2022.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button