“PD e ka trajtuar Berishën si mbret”/ Ngjela analizon zgjedhjet, zbulon nëse ka uruar Ramën

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në “Top Channel”, ku analizoi zgjedhjet e përgjithshme.
Ai u ndal te rezultatet e PD-së, ku tha se vetë Partia Demokratike, e ka trajtuar Berishën si mbet.
Ai u pyet nga Grida Duma nëse ka uruar kryeministrin Edi Rama, ku u përgjigj duke thënë se nuk i ka ardhur ende rasti dhe se po pret përfundimin e rezultateve.
E ke uruar (Ramën)?
Ngjela: Jo.
Pse?
Ngjela: Skam pasur rast
Ka gjë për të uruar
Ngjela: Kur të dali rezultati do i dërgoj një… nuk është legalizuar si kryeministër
“Sipas intuitës sime dhe të dhënave, nuk ka dalë e djathta në vota. Duhet parë numri. Jo çdo e keqe vjen për të keqe, vjen dhe për të mirë. Problem qëndron që kanë qenë dy probleme këtu. Unë jam realist në ato që shprehem. Figura e Berishës është historike nuk diskutohet. Vjen një moment që politika e ka me ngopje, si ngopja në reaksionet kimike. Ka krijuar ngopje dhe nuk ka ditur të krijojë zëvendësim për të rigrupuar PD. Edhe vetë ka pasur probleme (Berisha).
Kjo situatë erdhi për këto arsye, lind pyetja, a do vazhdojë gjatë? Përse i duhen 2/3 PS-së? Nuk e kanë në favor. A ka një burrë shteti që ka skemën e zhvillimit? Cila? Pse duhen? Më duhen 2/3 se kam skemën time, ndryshoj Kushtetutën. Në funksion të lirisë së individit dhe Kushtetutës së re.
Rama është shtrati. Është parti e ‘45 ajo, jo e ’92. S’kam hequr unë me ta në fushata elektorale. Është shoqëri e majtë”, u shpreh ai.