Lajme
Kryesore

PD drejt përmbylljes së fushatës zgjedhore, Berisha në Fier dhe Vlorë të shtunën

Në prag të përfundimit të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Demokratike intensifikon mobilizimin në terren, me një agjendë të ngjeshur takimesh me qytetarët dhe mbështetësit. Kreu i PD-së, Sali Berisha, do të zhvillojë takimet përmbyllëse të kësaj të shtune në dy qytete të rëndësishme bregdetare: Fier dhe Vlorë.

Sipas njoftimit nga zyra e shtypit e PD-së, aktiviteti përmbyllës në Fier do të zhvillohet në orën 18:00 në sheshin qendror të qytetit, ndërsa në orën 20:00, Berisha do të jetë në Vlorë për të finalizuar fushatën edhe në këtë qark.

Gjatë këtyre takimeve, Berisha pritet të prezantojë për herë të fundit kandidatët e koalicionit PD-ASHM për Qarkun e Fierit, i cili jep 16 mandate për Kuvendin e Shqipërisë, si dhe për Qarkun e Vlorës, që përfaqësohet me 12 mandate.

Fushata e PD-së në këto qarqe synon të japë mesazhin e fundit politik para qytetarëve, ndërsa numërimi mbrapsht për zgjedhjet e 11 majit ka hyrë në javën vendimtare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button