Lajme

PD dhe ASHM mbyllin sot fushatën: Takimi final në Bulevardin e Ri me praninë e Sali Berishës dhe Chris LaCivita

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM) mbyllin sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen të dielën.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale thirrjen për qytetarët që t’i bashkohen këtij eventi përmbyllës që pritet të mbahet në orën 19:00 në Bulevardin e Ri.

“Sonte, ora 19:00 tek Bulevardi i Ri, bashkohu përmbylljes së një rrugëtimi historik, drejt misionit për ‘Shqipërinë Madhështore’”, shkruan Berisha në njoftimin e tij në Facebook.

Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe strategu amerikan i fushatës së opozitës, Chris LaCivita, i cili ka ndihmuar në organizimin dhe mesazhet e saj politike gjatë këtyre javëve.

Në përmbyllje do të bëhet edhe prezantimi final i kandidatëve për deputetë nga radhët e opozitës, të cilët kanë zhvilluar një fushatë intensive në çdo cep të vendit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button