KryesoreLajme

PD denoncon parregullsitë me votën e diasporës/ Fluks i pazakontë nga Greqia, dublime në lista dhe fletë votimi nga persona të paautorizuar

Franc Nuri, përfaqësues ligjor i PD. ka folur për situatën problematike me votën e diasporës e cila u denoncua gjatë ditës së sotme nga selia e PD edhe nga Drejtuesja Politike për Diasporën Jozefina Topalli.
Një nga denoncimet që ka bërë jehonë është grumbullimi i fletëve të votimit edhe nga persona të paautorizuar.

Franc Nuri: Përtej problemeve me Greqinë të cilat i evidentuam edhe me zonjën Topalli në konferencë për shtyp, ku ka një fluks ardhje votash të pazakontë nga Greqia, duhet thënë. Një fluks që nuk ka ndodhur ditët dhe javët e fundit, por është grumbulluar dhe përqendruar tashmë. Përtej kësaj ka problematika të tjera qe ne si PD dhe si Aleancë për Shqipërinë Madhështore e kemi ngritur zërin dhe kemi denoncuar edhe me anës shkresorë në KQZ për të cilat ende ne nuk kemi përgjigje.

Problem mbetet aktualisht të themi dublimi i disa emrave në listat e zgjedhësve të cilët ne i kemi evidentuar dhe nuk kanë ardhur ende përgjigje zyrtare nga ana e KQZ se çfarë po behet me këtë problem. A janë pastruar, pra listat nga dublimet. Pra nga personat që janë të regjistruar në diasporë dhe normalisht me ligj dhe me kod zgjedhor duhet të jenë të përjashtuar nga lista e votimit brenda vendit, por që figurojnë ende disa persona që figurojnë sot persona që e kanë emrin në të dy listat.
Të paktën në ato të dhënë që mund të shikohen edhe on-line. Secili mund ta kontrollojë emrin e tij se ku e ka qendrën e votimit dhe se është zgjedhës brenda vendit. Listat nuk janë pastruar, nuk janë hequr dublimet. Ne këtë shqetësim e kemi ngritur edhe para disa javësh. Dhe ka me ditë të tëra që nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare se çfarë po bëhet. Pra sa është numri i këtyre dublimeve. Çfarë masash janë marrë nga KQZ, a janë pastruar këta emra, a janë përditësuar listat apo jo. Rreziku është që të ketë krim zgjedhor në këtë rast. Pra nëse dikush që ka votuar në diasporë, vjen dhe tenton të votojë, pra voton dy herë, Ky është krim zgjedhor dhe është e dënuar penalisht. KQZ të marrë masa urgjentisht dhe pastaj të na ktheje ne përgjigje se çfarë ka bërë dhe çfarë masash ka marrë për të adresuar këtë problem.

E dyta kemi rënë në dijeni edhe të disa elementëve të tjerë që mund të ketë persona që kanë lenë shtetësinë shqiptare për të marrë shtetësinë gjermane apo austriake dhe mund të figurojnë si zgjedhes nga jashtë apo nga brenda.

Problematikë tjetër janë personat që nuk po gjejnë emrat në qendrat e votimit, Këto problematika vazhdojnë akoma, Qytetarët shqiptarë duhet të marrin masa dhe nëse nuk e gjejnë emrin ti drejtohen gjykatës. Është një model shkrese dhe është shumë e thjeshte dhe vendimi jepet deri ditën e zgjedhjeve. Pra çdo njeri që ka dyshime që nuk është përfshirë në lista ti drejtohet gjykatës së rrethit. Është falas dhe procedura merr 24 orë kohë.

Po ashtu do ndaj me ju lajmin që falë këmbënguljes së PD me në fund qeveria reflektoi dhe zgjati afatin e vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit. Të gjithë ata që kanë dokumentet identifikimit të skaduara mund të votojnë.

Bled Marku: Me ngacmove me parë, që ka një fluks prurjesh nga Greqia. Dua te lidh me disa deklarime të Ramës për votën e Greqisë që duhet të votoni?

Frac Nuri: Patjetër që ka një fare lidhje dhe nuk mund të jetë ndryshe. Kur ne kemi konstatuar që e gjithë makineria e shtetit duke nisur nga KQZ, shteti është ngritur në këmbë për të mësuar në diasporë dhe sidomos në Greqi. Greqia është vendi i dytë për nga numri i të regjistruarve por del ne vend të parë, kalon edhe Italinë….

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button