PD-ASHM fiton në qarkun e Lezhës, PS e dyta – “Shqipëria Bëhet” forca e tretë

Ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Lezhës, ku Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka dalë fitues me 29,484 vota. Pas tyre renditet Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) me 27,585 vota, ndërsa koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet” (NISMA-SHB) shënon një rezultat domethënës duke u renditur forcë e tretë me 3,614 vota.
Më poshtë, renditja e plotë e subjekteve politike sipas numrit të votave të fituara:
Koalicioni PD – ASHM: 29,484 vota
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS): 27,585 vota
Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet” (NISMA-SHB): 3,614 vota
Partia Socialdemokrate (PSD): 1,971 vota
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 1,594 vota
Partia Mundësia: 734 vota
Lëvizja Bashkë (BASHKË): 316 vota
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 81 vota
Lëvizja Atdheu (LA): 67 vota
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 48 vota
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 13 vota
Rezultati në Lezhë konfirmon përparësinë e opozitës së bashkuar përmes koalicionit PD-ASHM, ndërsa rritja e forcave të reja si “Shqipëria Bëhet” tregon për një dinamikë të re në preferencat elektorale të qytetarëve.