PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në avantazh në Shkodër, drejt përfundimit të numërimit

Në qarkun e Shkodrës kanë mbetur vetëm edhe katër kuti për t’u numëruar nga gjithsej 405, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore kryeson me 36.789 vota, që përbën 40.12% të totalit të votave të numëruara deri më tani. Pas tij renditet Partia Socialiste e Shqipërisë me 34.395 vota, ose 37.51%.
Ndërkohë, Partia Socialdemokrate ka siguruar 15.735 vota, që përfaqësojnë 17.16%, ndërsa Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 1.366 vota, ose 1.49% të totalit.
Me vetëm pak kuti të mbetura për numërim, rezultati në Shkodër mbetet i hapur, por avantazhi i deritanishëm i opozitës së bashkuar mund të shënojë një ndryshim të rëndësishëm politik në këtë qark.