Lajme

PD akuzon KQZ-në: “Ka futur patronazhistët e PS si vëzhgues të pavarur”

Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke pretenduar se ka përfshirë në listat e vëzhguesve të pavarur për zgjedhjet parlamentare të 11 majit persona të lidhur me Partinë Socialiste, të njohur si patronazhistë.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi se vëzhgues që supozohet të jenë të pavarur janë në fakt të angazhuar në propagandë të hapur elektorale për llogari të PS, përfshirë edhe në rrjetet sociale.

“Partia Demokratike po verifikon emrat e të gjithë vëzhguesve të ashtuquajtur të pavarur dhe çdo rast i identifikuar do t’i referohet menjëherë organeve përkatëse të hetimit”, tha Vangjeli.

Sipas saj, vendimet e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për akreditimin e këtyre personave përbëjnë një shkelje flagrante të standardeve zgjedhore dhe minojnë besimin tek procesi.

PD ka publikuar edhe një listë me emra të cilët sipas saj janë patronazhistë të qeverisë Rama, të përfshirë në vendimet e akreditimit të datës 25 prill 2025:

Besmir Hallaçi – VKSH nr.614

Ardit Hoxha – VKSH nr.595

Enxhi Karaj – VKSH nr.599

Gerta Vasku – VKSH nr.605

Bardhyl Fejzo – VKSH nr.617

Dorian Hila – VKSH nr.634

Stenli Denaj – VKSH nr.634

Elis Alimeri – VKSH nr.634

Besnik Demaj – VKSH nr.634

Robert Qirollari – VKSH nr.588

Klodjan Cani – VKSH nr.588

Eugerta Bakiu – VKSH nr.589

PD paralajmëron se do të ndjekë penalisht çdo rast që vërteton lidhje politike apo veprimtari propagandistike në emër të vëzhgimit zgjedhor. “Nuk mund të pranohen si garantues të procesit ata që punojnë për partinë në pushtet”, u shpreh Vangjeli.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button