
Partia Demokratike akuzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe zyrën e OSBE-së, se ka përfshirë në listat e vëzhguesve përfaqësues nga mazhoranca, të cilët i cilëson edhe si patronazhistë. Vangjeli deklaron se do referohen për hetim dhe se verifikimet për të tjerë po vijojnë.
Partia Demokratike akuzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe zyrën e OSBE-së, se ka përfshirë në listat e vëzhguesve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit përfaqësues nga mazhoranca, të cilët i cilëson edhe si patronazhistë.
Denoncimi u bë sot me anë të një deklarate për mediat, e dhënë nga zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli.
“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, pas shqyrtimit të kërkesave ka nxjerrë vendimet respektive për akreditimin e vëzhguesve të procesit zgjedhor. Dyshimin e PD për vendosjen e emrave të patronazhistëve të qeverisë Rama, në përmbajtje të listave emërore të vëzhguesve të akredituar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Si është e mundur që këto personazhe futen deri në organizma ndërkombëtare, që janë garancia e zgjedhjeve, besimi dhe certifikimi?”, u shpreh ajo.
Më tej thekson se ky veprim është kryer në shkelje të hapur të ligjit, teksa lista është miratuar më 25 prill të këtij viti.
“Në shkelje të hapur të standardeve zgjedhore, vëzhguesit që prezumohen të jenë të pavarur shfaqen krejtësisht të njëanshëm, madje bëjnë propagandë fushate për PS, edhe publikisht në rrjete sociale”, shprehet Vangjeli, teksa publikon edhe listën me emrat e identifikuar nga PD deri tani si patronazhistë.
-Ardit Hoxha VKSH nr.595, dt.25.04.2025
-Enxhi Karaj VKSH nr.599, dt.25.04.2025
-Gerta Vasku VKSH nr.605, dt.25.04.2025
-Bardhyl Fejzo VKSH nr.617, dt.25.04.2025
-Dorian Hila VKSH nr.634, dt.25.04.2025
-Stenli Denaj VKSH nr.634, dt.25.04.2025
-Elis Alimeri VKSH nr.634, dt.25.04.2025
-Besnik Demaj VKSH nr.634, dt.25.04.2025
-Robert Qirollari VKSH nr.588, dt.25.04.2025
-Klodjan Cani VKSH nr.588, dt.25.04.2025
-Eugerta Bakiu VKSH nr.589, dt.25.04.2025
Partia Demokratike po vijon verifikimin e të gjithë emrave të vëzhguesve të ashtuquajtur të pavarur dhe të gjitha rastet e identifikuara do të referohen me urgjencë në organet e hetimit”, përfundoi Vangjeli deklaratën e saj.