Lajme

Pas protestave, Aeroporti i Mynihut tërhiqet nga projekti kontrovers i Aeroportit të Vlorës

Aeroporti i Mynihut do të tërhiqet nga projekti i diskutueshëm i ndërtimit të aeroportit të ri në Vlorë. Kjo u njoftua nga këshilli i qytetit të martën (8 prill).

Sipas medieve gjermane, shkak për këtë vendim u bënë protestat nga ambientalistët shqiptarë dhe të huaj.

Jo vetëm kaq, por kritika ndaj këtij projekti pati edhe nga Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian.

Kujtojmë se opozita shqiptare jo vetëm që e ka kundërshtuar projektin në planin e mbrojtjes së mjedisit, por edhe në planin ekonomik, duke e quajtur si një gjobë të madhe mbi shqiptarët.

“Konsiderohet si lumi i fundit i egër i Evropës dhe aktualisht aty po ndërtohet një pistë dhe kullë kontrolli: bëhet fjalë për lumin Vjosa në Shqipëri. Qeveria atje po ecën përpara me ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës – pavarësisht rezistencës së ashpër nga konservatorët vendas dhe kritikave nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian. Projekti ka një lidhje me Mynihun: Filiali i ‘Munich Airport GmbH’, Aeroportit Ndërkombëtar të Mynihut është duke vepruar si këshilltar. Siç u njoftua në Këshillin Bashkiak të Mynihut të martën (8 prill), Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut do të tërhiqet nga ky aktivitet në fund të prillit. Partia e Gjelbër e mirëpriti këtë në një deklaratë, por paralajmëroi se angazhime të tilla të dyshimta duhet të shmangen në të ardhmen,” shkruan gazeta gjermane Merkur.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button