Partia e Lirisë propozon 30 mijë euro kredi pa interes për çiftet e reja, Blushi: Vota për Nr. 1 është votë për familjen

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi, ka bërë një deklaratë të fortë për angazhimin e tij dhe të partisë në mbështetje të çiftet e reja dhe krijimin e mundësive të barabarta për ata që dëshirojnë të blejnë banesën e parë. Në një postim të shpërndarë, Blushi ka theksuar iniciativën për ofrimin e një kredie prej 30 mijë euro me 0% interes për çiftet e reja si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe përkrahjen e familjeve që po krijohen në Shqipëri.
Ai ka bërë thirrje për mbështetje të koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, duke theksuar se vota për Nr. 1️⃣ është një votë për familjen dhe zhvillimin e Shqipërisë. Sipas Blushit, ky është një mundësi për të krijuar një të ardhme më të mirë dhe për të siguruar një standard jetese më të lartë për qytetarët shqiptarë, veçanërisht për ata që janë në fazën e formimit të familjes.
Postimi i plotë:
Çati për çdo çift. 🏠
30 mijë euro kredi me 0% interes që çiftet e reja të blejnë banesën e parë.
Vota për Nr. 1️⃣ është votë për Familjen!
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë