KryesoreLajme
Kryesore

Partia e Lirisë: Arsimi në kolaps, qeveria ka braktisur shkollat dhe mësuesit

Partia e Lirisë ka akuzuar qeverinë për gjendjen në të cilën ndodhet sot arsimit në vend. Përmes zëdhënëses së fushatës të partisë Arla Merja, PL ngre shqetësimin për gjendjen e keqe në të cilën ndodhen shkollat në vend sidomos në zonat rurale.
Partia e Lirisë ka akuzuar qeverinë për gjendjen në të cilën ndodhet sot arsimit në vend. Përmes zëdhënëses së fushatës të partisë Arla Merja, PL ngre shqetësimin për gjendjen e keqe në të cilën ndodhen shkollat në vend sidomos në zonat rurale.

‘Arsimi në Shqipëri ndodhet sot në një pikë kritike. Qeveria që prej vitesh premton reformë dhe cilësi në arsim, por ajo që qytetarët përballin çdo ditë është realiteti i hidhur i një sistemi që po rrënohet përpara syve tanë. Shkollat në qytete dhe veçanërisht në zonat rurale janë në kushte skandaloze. Mungesë librash, mungesë ngrohjeje, mungesë infrastrukture bazë. Laboratorët e mbyllur, klasat e mbipopulluara, dhe teknologjia një koncept që nuk ekziston për shumicën e shkollave në Shqipëri.

Mësuesit janë të keqpaguar, të lodhur dhe të pambrojtur. Në vend që të jenë shtylla e ndërtimit të së ardhmes, janë lënë në harresë nga shteti. Kurrikulat ndryshojnë çdo vit pa vizion dhe pa konsultim me profesionistët e arsimit, duke ngatërruar fëmijët, prindërit dhe vetë mësuesit. Ndërkohë, çdo vit mijëra të rinj lënë vendin për një arsim më të mirë dhe një jetë me më shumë mundësi. Qeveria shpall projekte për digjitalizim dhe për “shkolla inteligjente”, ndërkohë që në shumicën e shkollave ende nuk ka internet apo ujë të rrjedhshëm. Reforma e premtuar në arsimin e lartë ka prodhuar tarifa të papërballueshme dhe universitete të shndërruara në biznese, jo në qendra dijeje.
Por ne besojmë se një vend i zhvilluar ndërtohet mbi një sistem arsimor të fortë, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Angazhimi ynë është i qartë: investim serioz në infrastrukturë, rritje e pagave për mësuesit, mbështetje reale për arsimin profesional dhe rishikim i thelluar i politikave arsimore me përfshirjen e të gjitha palëve të interesit’, tha ajo.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button