
Gazetarja e Syri TV raporton se një shkelje e rënd është konstatuar në procesin zgjedhor në Kamëz.
Sipas raportimit nga terreni, i njëjti person që është parë duke u paraqitur si përfaqësues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një nga qendrat e votimit, është gjithashtu i pranishëm edhe në ambientet ku po zhvillohet numërimi i votave.
Për më tepër, qytetarë dhe vëzhgues PD e kanë denoncuar se ai ka vepruar në bashkëpunim me përfaqësues të administratës publike dhe të Ministrisë së Bujqësisë, duke ndikuar dhe orientuar votuesit në mënyrë të paligjshme.
I pyetur nga gazetarja për pozicionin e tij ai u shpreh se: ‘Jam kryetari i KZAZ nr 28 në Kamëz. Kryetari i KZAZ-së siedhe çdoa antëtar tjetër i KZAZ-së mund të dali dhe të kontrolloj në çdo qendër votimi. Kryetari i KZAZ-së vjen dhe kontrollon në çdo qendër votimi.’
Deklarata:
Pritet të nisë numërimi i votave, por evidentohen parregullsi
Në njësinë zgjedhore përkatëse pritet të nisë procesi i numërimit të votave, por ndërkohë janë evidentuar disa parregullsi. Bëhet fjalë për dy kuti votimi, ku janë gjetur fletë votimi jashtë kutive, çka ka sjellë pezullimin e tyre. Tani pritet një vendim nga KZAZ-ja për të përcaktuar nëse këto kuti do të konsiderohen të pavlefshme apo jo.
Ndërkohë, në Kamëz janë gjithsej 89 qendra votimi. Nëse dy kutitë e përmendura shpallen të pavlefshme, atëherë do të numërohen gjithsej 87 kuti. Procesi i numërimit pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme dhe përfshin vetëm zonat e Bashkisë Kamëz, Bathore, Valias dhe Laknas.
Dua të theksoj gjithashtu se procesi i votimit në Kamëz është shoqëruar me një sërë parregullsish, përfshirë praninë e punonjësve të administratës publike në afërsi të qendrave të votimit. Një fakt interesant është se kryetari i komisionit rezulton të ketë qenë i pranishëm në një nga qendrat e votimit, duke u paraqitur para zgjedhësve si përfaqësues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kur iu drejtua me pyetje mbi cilësinë e pranisë së tij, ai u shpreh se duhej t’i drejtoheshim me shkrim institucioneve për të marrë një përgjigje zyrtare.
Sipas denoncimeve të qytetarëve dhe vëzhguesve të një force politike, rezulton se i njëjti person është parë në ambientet pranë një shkolle në shoqërinë e përfaqësuesve të administratës publike dhe të Ministrisë së Bujqësisë, duke orientuar dhe intimiduar qytetarët.
i pyetur nga gazetarja e Syri Tv se çfarë pozicioni ka, ai u shpreh se: Jam kryetari i KZAZ nr 28 në Kamëz. Kryetari i KZAZ-së siedhe çdoa antëtar tjetër i KZAZ-së mund të dali dhe të kontrolloj në çdo qendër votimi. Kryetari i KZAZ-së vjen dhe kontrollon në çdo qendër votimi.’