Kosova

Parashikimi i motit: Fundjava me rënie temperaturash dhe rrebeshe shiu

Sipas “Mendimi për Motin”, dita e enjtë do të nisë me intervale të gjata me diell, ndërsa pasdite pritet kalimi i vranësirave, me mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu në zonat malore. Temperaturat do të zbresin lehtë, me maksimalet nga 32°C deri në 35°C dhe minimalet nga 16°C deri në 20°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi 3-8 m/s.

Të premten parashikohet mot me vranësira më të shpeshta, por pa reshje. E shtuna do të sjellë më shumë orë me diell, megjithatë pasdite nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh lokal.

Të dielën dhe të hënën pritet një ndryshim i dukshëm i motit, me zhvillime të rrebesheve shoqëruar me bubullima, të cilat do të jenë më të përhapura në të gjithë vendin. Temperaturat do të vijojnë rënien, me maksimalet që do të zbresin në 30°C të dielën dhe 28°C të hënën, ndërsa minimalet do të luhaten nga 13°C në 14°C. Era do të jetë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi 5-10 m/s.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button