Kosova

Parashikimi i motit: Fundjava me diell dhe temperatura të larta, reshje shiu në fillim jave

Sipas “Mendimi për Motin”, të premten pritet stabilizim i kushteve atmosferike. Në orët e mëngjesit përgjatë ultësirave dhe luginave të lumenjve mund të shfaqet mjegull, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojnë intervale me diell. Pasdite në zonat malore parashihet zhvillim i vranësirave lokale, që mund të sjellin edhe riga të izoluara shiu. Temperaturat minimale do të zbresin në 12 deri 15 gradë Celsius, kurse ato maksimale do të arrijnë 27 deri 29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja, me shpejtësi 5–9 m/s.

Fundjava pritet të sjellë mot të ngrohtë dhe të nxehtë. Të shtunën do të mbetet kryesisht me diell, ndërsa të dielën pasdite do të shtohen vranësirat. Gjatë natës në kalim drejt mëngjesit të së hënës, parashihen reshje lokale shiu. Të hënën pasdite sërish priten intervale me diell, por temperaturat do të pësojnë rënie, duke zbritur në 23 deri 25 gradë Celsius.

Nga e marta moti parashihet kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të ulen deri në 10 gradë Celsius në mëngjesin e hershëm. Erërat gjatë fundjavës do të fryjnë nga jugu e jugperëndimi me shpejtësi 3–10 m/s, ndërsa nga dita e hënë do të kthehen nga drejtimi verior dhe verilindor.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button