Kosova

OVL-UÇK kërkon fonde urgjente nga Ministria e Drejtësisë për mbrojtjen e të burgosurve në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) i është drejtuar me një letër ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke kërkuar sigurimin e menjëhershëm të mjeteve financiare për mbrojtjen juridike të të burgosurve në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në këtë letër, OVL-UÇK shpreh shqetësimin e thellë për mungesën e mbështetjes financiare institucionale ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me procese gjyqësore jashtë vendit.

“Proceset që po zhvillohen në Hagë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së përfaqësojnë jo vetëm individët, por edhe historinë e drejtë të luftës sonë çlirimtare. Mbrojtja adekuate dhe profesionale e tyre është një domosdoshmëri themelore e drejtësisë dhe një detyrim moral e institucional i Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e kësaj organizate.

OVL-UÇK ka theksuar se kjo çështje nuk është vetëm një përgjegjësi juridike, por edhe një obligim moral e kombëtar, duke i bërë thirrje qeverisë të veprojë menjëherë për të siguruar mbështetjen e nevojshme për ish-luftëtarët që po gjykohen në Hagë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button