Kosova

OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Në një konferencë për media, përfaqësues të OVL-së theksuan se institucionet duhet të reagojnë pa vonesa, duke shkarkuar Bashën dhe duke nisur hetime nga Prokuroria e Shtetit.

“Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kërkojnë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të shkarkojnë menjëherë Dimal Bashën dhe të nisin hetimet nga Prokuroria. Arsyeja për këtë kërkesë është e qartë: pjesëmarrja në fushata propagandistike kundër UÇK-së dhe Kosovës, si dhe lidhjet personale dhe bashkëpunimi me persona të dyshimtë, përfshirë bashkëpunëtorë nga Maqedonia e Veriut, që cenojnë integritetin tonë”, u shpreh kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai paralajmëroi se, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, organizata do të ndërmarrë masa të tjera, për të cilat opinioni publik do të njoftohet në kohë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button