Ousmane Dembélé dominon në Superkupën e Evropës dhe rrit shanset për Topin e Artë

Ousmane Dembélé u bë protagonist i mbrëmjes në Superkupën e Evropës, duke ndihmuar Paris Saint-Germainin të triumfonte kundër Tottenhamit. Ylli francez shënoi gol nga penalltia, dhuroi një asist vendimtar dhe u shpall “Lojtari i ndeshjes”, duke rritur dukshëm shanset e tij për fitimin e Topit të Artë.
Ky sulmues i krahut ka qenë vendimtar në ndeshjet kryesore të PSG-së këtë vit, duke bërë që emri i tij të renditet mes favoritëve për çmimin më prestigjioz individual në futboll. Konkurrentët e tij për Topin e Artë janë dy lojtarët e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Raphinha.
Statistikat e Dembélé në këtë sezon:
⚽️🅰️ vs Arsenal
🅰️🅰️ vs Aston Villa
⚽️ vs Liverpool
⚽️⚽️ vs Brest
⚽️⚽️⚽️ vs Stuttgart
⚽️ vs Manchester City
🅰️ vs Atlético Madrid
🅰️🅰️ vs Inter
⚽️ vs Bayern Munich
🅰️⚽️ vs Real Madrid
🅰️ vs Tottenham
Performanca e tij e fundit tregon se ish-lojtari i Dortmundit dhe Barcelonës është një nga kandidatë më seriozë për Topin e Artë këtë vit.