Kosova
Kryesore

Osmani takon shefin e Zyrës së BE-së, kërkon heqjen e masave dhe avancimin e statusit të kandidatit për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti të hënën në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, estonezin Aivo Orav, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Sipas njoftimit të Presidencës, në fokus të takimit ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, si dhe ndikimi që vonesat në këtë proces kanë në raport me Bashkimin Evropian dhe proceset e brendshme shtetërore.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e heqjes së masave të vendosura nga BE ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të padrejta. Ajo kërkoi gjithashtu që Bashkimi Evropian ta trajtojë me serioz aplikimin e Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Gjatë takimit, Osmani dhe ambasadori Orav shkëmbyen qëndrime edhe për çështje tjera që ndërlidhen me marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë në proceset integruese.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button