Kosova
Kryesore

Osmani pret përfaqësuesen e SHBA-së, diskutohet ngërçi për konstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në fokus të takimit ishin “hapat përpara drejt konstituimit të Kuvendit, në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese”.

Edhe pse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i datës 26 qershor e detyron Kuvendin të konstituohet brenda afatit 30-ditor – që përfundon më 26 korrik – bllokada politike vazhdon, pa ndonjë përparim të dukshëm.

Presidentja Osmani pritet të dalë në një konferencë për media në orën 16:00, e paralajmëruar më herët gjatë ditës. Në njoftimin për këtë konferencë, nuk janë bërë të ditura temat që do të adresohen.

Ngërçi politik, i nxitur nga mospajtimet ndërmjet subjekteve politike rreth ndarjes së pozicioneve udhëheqëse, vijon të mbajë peng funksionalizimin e Kuvendit dhe institucioneve të tjera pas zgjedhjeve të fundit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button