Kosova
Kryesore

Osmani pret në takim Anu Prattipatin, diskutojnë për vizitën në SHBA, konstituimin e Kuvendit dhe sigurinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati. Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe diskutimeve për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Gjatë takimit, u diskutua për vizitën e fundit të Presidentes Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimet që ajo zhvilloi me zyrtarë të lartë të Administratës Trump. Presidentja e vlerësoi si të shkëlqyeshme këto takime, duke theksuar rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së.

Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, me synim hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe mbrojtjes.

Pjesë e diskutimit ishin gjithashtu zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë hapat drejt konstituimit të Kuvendit në përputhje me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Dy palët biseduan edhe për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe rëndësinë e stabilitetit institucional.

Takimi u vlerësua si një konfirmim i mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës dhe përkushtimit të përbashkët për forcimin e demokracisë dhe sigurisë në rajon.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button