Kosova

Osmani pret komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjeneralmajor Özkan Ulutaş, pas marrjes së detyrës së komandantit të ri të KFOR-it.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani e uroi Ulutaş për marrjen e detyrës dhe rikthimin e tij në Kosovë, duke shprehur besimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në funksion të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend dhe në rajon.

Ajo ritheksoi mirënjohjen për angazhimin dhe përkushtimin e trupave të KFOR-it në mbështetje të stabilitetit të Kosovës.

Në diskutim u trajtuan edhe zhvillimet aktuale të sigurisë dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia, përfshirë përdorimin e dronëve. Osmani theksoi rëndësinë e koordinimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it për të parandaluar taktikat destabilizuese të Serbisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button